×
Image

Porosi Profetike - (Shqip)

Libër të cilin e shkroi Shejhu i nderuar Abdul Kadër El Arnauti (Allahu e mëshiroftë) në të cilin përmblodhi pesë hadithe të cilat përmbajnë në vete porosi dhe këshilla gjithëpërfshirëse duke iu dhënë një koment të shkurtër por, tërheqës dhe të thuktë.

Image

Karta e të drejtave të gruas dhe detyrat e saj në Islam - (Shqip)

Ky dokument është përgatitur për të sqaruar qëndrimin e sheriatit (legjislacionit) islam rreth çështjes më të përfolur në mesin e muslimanëve; çështjes së gruas, prej së cilës është sprovuar qytetërimi perëndimor, vesa e së cilës ka prekur disa shoqëri islame dhe logjikën e disa prej bijve të saj. Ky dokument....

Image

Islami dhe Krishterizmi - (Shqip)

“Viteve të fundit publiku shqiptar është ballafaquar me literaturë të shumtë rreth Islamit dhe Krishterimit. Libri të cilin e keni në duar synon që të japë një pikëpamje alternative në shumicën e çështjeve të cilat i ndajnë këto dy besime. Duke konsultuar burime autoktone të dy besimeve sikur edhe duke....

Image

Agjërimi vullnetar - (Shqip)

Agjërimi fakultativ (vullnetar): është një libërth që përmban rëndësinë e agjërimit vullnetar, disa rregulla të përgjithshme rreth agjërimit vullnetar, pastaj agjërimet ditore të lejuara si: dita e hënë dhe enjte, agjërimi i tre ditëve të çdo muaji, dita e Ashurasë dhe dita e Arafatit, pastaj ato të ndaluara: agjërimi i....

Image

Plani dhjetëditor - (Shqip)

Plani dhjetëditor është një libërth i edukatorit dhe dijetarit Muhamed Husejn Jakub, ku flet për vlerën e dhjetë ditëve të Dhul Hixhes dhe prezanton një program për shfrytëzimin sa më të mirë të tyre. Ky plan përmban dhjetë projekte, e ato janë: Projekti i Kuranit Fisnik, banketi për çdo namaz,....

Image

Bisedë e përditshme - Shqipe, Angleze dhe Arabe - (Shqip)

Ky libër përmban fjalë dhe biseda në gjuhët: shqip, anglisht dhe arabisht. Libri është i përpiluar për nivelin e fillestarëve dhe ju ndihmon t’i thellojnë njohuritë e tyre në këto gjuhë si dhe të bëjnë krahasim mes tyre.

Image

Përmbledhje tregimesh - (Shqip)

Përmbledhje tregimesh: Është libër i cili ka përmbledhur një sërë tregimesh islame për fëmijë, të cilat janë të shkruara me një metodologji të përshtatshme për fëmijët. Tregimet janë edukative dhe janë marrë nga Libri i Allahut - Kurani, Tradita profetike – Suneti dhe historia islame.

Image

Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës - (Shqip)

Ky libërth flet për vlerën e ditës së Xhuma dhe veçoritë me të cilat Allahu i lartësuar e ka dalluar nga ditët e tjera. Gjithashtu flet edhe për shumë dispozita që kanë të bëjnë me ditën e Xhuma në përgjithësi dhe me namazin e xhumasë në veçanti.

Image

Bëhu Musliman Produktiv - (Shqip)

Ky libër është përmbledhje e 2 viteve të mendimeve produktive, ideve dhe këshillave. I përpiluar nga një mori artikujsh të zgjedhur dhe me një dizajn shumë tërheqës, ka përmbledhur rregulla dhe udhëzime të ndryshme të cilat ia mundësojnë muslimanit të jetë produktiv dhe dobiprurës në jetën e tij.

Image

Gabime në të cilat bien disa haxhilerë - (Shqip)

Ky libërth sqaron disa nga ritualet e haxhit, duke bërë të qartë mënyrën e saktë të kryerjes së tyre në pajtim me traditën e Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe duke tërhequr vërejtjen nga gabimet në të cilat bien disa haxhilerë. Këto rituale dhe gabimet në....

Image

Dialogu mes profesorit ateist dhe studentit musliman - (Shqip)

Ky libërth përmban një debat i cili është zhvilluar mes një studenti musliman dhe profesorit të tij ateist. Debati sillet rreth disa ideve ateiste të kota por, që janë të përhapura në shumë vende perëndimore. Prej këtyre ideve p.sh.: Krijimi i universit vetvetiu, pa krijues, pastaj mohimi i asaj se....

Image

Bibla Kurani dhe Shkenca - (Shqip)

Ky libër është vepër e shkencëtarit të mirënjohur francez Maurice Bucaille dhe që bën fjalë për studimin e tij që ua ka bërë librave hyjnorë, shikuar nga aspekti i njohurive shkencore bashkëkohore. Shtytja për ta bërë një studim të tillë objektiv ishin paragjykimet dhe botëkuptimet e gabuara për Islamin në....