Në këtë incizim disa studentë të Universitetit Islamik në Medinë janë munduar t’i sarojnë shtyllat e imanit me një metodë të thjeshtë por, të argumentuar.
Shtyllat e besimit - (Shqip)
Përkthimi i domethënieve të kaptinas El Fatiha dhe xhuzit Amme në gjuhën shqipe, i lexuar nga Xhemal Jakupi, e që është prej publikimeve të Kompleksit të Mbretit Fehd për Botimin e Kuranit Fisnik në Medinen e Ndritshme.
Komenti i Ajetul Kursijj - (Shqip)
Në këtë ligjëratë hoxha Ekrem Avdiu e komenton “Ajetul Kursijj”, e që është ajeti 285 i kaptinës El Bekare. Ky ajet është ajeti më madhështor në Kuranin Fisnik. Madhështia e tij rrjedh nga tematika që shtjellon. Ky ajet Kuranor flet për Allahun e lartësuar, cilësitë dhe emrat e tij të....
Astrologjia - (Shqip)
Kjo është pjesë e komentimit të librit “Kitabut Tevhid” nga hoxhë Ismail Bardhoshi, i cili komenton kaptinën e posaçme e cila flet për astrologjinë. Komenti është i thukët dhe gjithëpërfshirës ku hoxha i nderuar sqaron qëndrimin islam rreth astrologjisë dhe rrezikun e keqkuptimeve dhe devijimeve, në këtë kaptinë, për besimin....
Keqkuptime qe duhen permiresuar - (Shqip)
Muslimani gjatë jetës së tij mëton të përmirësojë veten vazhdimisht dhe për këtë edhe shumë keqkuptime të cilat mund t’i përvidhen duhet të kujdeset për t’i përmirësuar. Për disa nga këto keqkuptime flet edhe ligjërata e mbajtur nga hoxha i nderuar Ekrem Avdiu.
Karikaturat famëkeqe pikëlluan zemrën e çdo myslimani dhe njollosën çdo parim të lirisë së shprehjes por, tërë kjo vetëm se e shtoi dashurinë e myslimanëve ndaj Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). E si mos ta duam atë që Allahu e lartësoi me virtytet dhe cilësitë më....
Profetët e rremë - (Shqip)
Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) është vula e pejgamberëve dhe sipas konceptit islam çdo profet pas tij është i rremë. Megjithatë profetët e rremë janë bërë dukuri dhe përmes këtyre pretendimeve mashtrojnë njerëzit e thjeshtë. Në këtë intervistë hoxha i nderuar Ahmed Kalaja, mes tjerash, sqaron....
Përmes kësaj ligjërate hoxha i nderuar sqaron obligimin e muslimanëve ndaj të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe se çka duhet të veprojnë ata për të shprehur dashurinë, lojalitetin dhe përkrahjen ndaj tij.
Dyzet hadithet të përmbledhura nga Imam Neveviu përbëjnë hadithet më kuptimplote dhe përmbledhëse të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të). Hadithi që e komenton hoxha i nderuar Adnan Pallqa është hadithi nr. 10 prej këtyre haditheve dhe që flet për rëndësinë e të ushqyerit me hallall.
Kjo ligjëratë është koment i hadithit të njohur të cilin e transmeton Ibn Abasi e teksti i tij fillon me fjalët: “O djalosh, Ruaje Allahun (fenë e Allahut), që Ai të të ruaj ty ..” Hoxha i nderuar në komentin e tij sqaron urtësitë, porositë, udhëzimet dhe dobitë të cilat....
Me Allahun! - (Shqip)
Hytbe tërheqëse rreth temës më të rëndësishme e që është njohja e Allahut të lartësuar përmes emrit të Tij më të përsëritur – Allah. Cilat janë domethëniet e këtij emri dhe mësimet që mund të nxjerrim prej tij.
Kjo ligjëratë është vazhdim i komentit të hadithit të dhjetë prej dyzet haditheve të Imam Neveviu nga hoxha i nderuar Adnan Pallqa por, në këtë pjesë vë theksin në vlerën e Duasë – Lutjes dhe disa rregullave të saj.