×
Pyetje të cilës iu është përgjigjur Hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e ruajtë – e teksti i saj është: “Dua që të bëj itikaf në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit për këtë duhet të di kur të hyj në xhami dhe kur të dal prej saj?”

Ai që bën itikaf në dhjetë ditët e fundit kur hyn dhe kur del nga xhamia?

﴿ من اعتكف العشر الأواخر ، متى يدخل ومتى يخرج؟﴾

محمد صالح المنجد

Pyetja: Dua që të bëj itikaf në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit për këtë duhet të di kur të hyj në xhami dhe kur të dal prej saj?

Përgjigja:

E para: Për sa i përket hyrjes në itikaf mendimi i shumicës së dijetarëve – e prej tyre katër imamët: Ebu Hanife, Maliku, Shafiu dhe Ahmedi Allahu i mëshiroftë – është se ai që dëshiron të hyn në itikaf në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, atëherë hynë para se të perëndon dielli i natës njëzet e një. Dhe për këtë janë argumentuar me disa argumente:

1. Është vërtetuar se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi

të) ka hyrë në itikaf në dhjetë ditët e fundit.[1]

Dhe kjo tregon se ai ka hyrë gjatë netëve e jo ditëve, sepse dhjetëshi është veçori e netëve. Allahu i lartësuar thotë: “Pasha dhjetë netët!" (El Fexhr: 2). Dhejtë ditët e fundit fillojnë nga nata e njëzet e një. Prandaj hynë në xhami para perëndimit të diellit në natën e njëzet e një.

2. Dhe Kanë thënë: Prej synimeve më të mëdha të itikafit është nata e

Kadrit. E nata e njëzet e një është prej netëve tek në dhjetë netët fundit kështu që ka mundësi të jetë nata e Kadrit për këtë duhet të jetë në itikaf gjatë saj.[2]

Por, është transmetuar nga Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ka thënë:

“Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) kur dëshironte të hynte në itikaf e falte namazin e sabahut e pastaj hynte në vendin e posaçëm për itikaf."[3]

Kuptimit sipërfaqësor të këtij hadithi iu janë përmbajtur disa nga Selefët d.m.th. se hynë për itikaf pas namazit të sabahut.[4] Por, shumica e dijetarëve iu përgjigjën këtij hadithi me njërën nga këto dy përgjigje:

E para: Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ishte në itikaf para se të perëndonte dielli por nuk kishte hyrë në vendin e posaçë për itikafin vetëm se pas namazit të sabahut.

Imam Neveviu thotë: “Kur dëshironte të hynte në itikaf e falte namazin e sabahut e pastaj hynte në vendin e posaçëm për itikaf." Është argumentuar me këtë ai që thotë: E fillon itikafin prej fillimit të ditës dhe këtë e thotë edhe Evzai, Eth Thevrij dhe El Lejth në njërn nga dy mendimet e tij, ndërsa thotë Maliku, Ebu Hanife, Shafiu dhe Ahmedi: Hynë në të para se të perëndon dielli nëse dëshiron të rrinë në itikaf një muaj apo dhjetë ditë. E hadithin e kanë komentuar me atë se ai ka hyrë në mutekef (vendi i posaçëm për itikaf), është izoluar në të dhe është vetmuar pas namazit të sabahut e jo se kjo ishte koha e fillimit të itikafit. Mirëpo, ai kishte hyrë në itikaf para namazit të akshamit duke qëndruar në xhami e kur e fali sabahun u vetmua."[5]

Përgjigja e dytë: Është përgjigjur me këtë El Kadi Ebu Jala prej mehdhebit hanbelijj duke e komentuar hadithin në atë se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) e bënte këtë në ditën e njëzetë.

Es Sindi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: E kjo përgjigje është të cilën mund ta përfitojmë logjikisht dhe është me meritore dhe parimore të mbështetet.

E dyta: Për sa i përket daljes prej tij: Ai del nga Itikafi kur të perëndon dielli në ditën e fundit të ditëve të Ramazanit.

Është pyetur Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë): Kur del ai që është në itikaf pas perëndimit të diellit të natës së bajramit apo pas agimit të bajramit?

Është përgjigjur: Ai që është në itikaf del nga itikafi i tij kur të përfundon Ramazani. E Ramazani përfundon me perëndimin e diellit të natës së bajramit.[6]

Dhe është regjistruar në fetvatë e Komisionit të Përhershëm për Fetva: “Koha e itikafit në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit përfundon me perëndimin e diellit të ditës së fundit të tij." [7]

Nëse e zgjedh qëndrimin derisa ta falë sabahun dhe pastaj të del nga vendi i posaçëm për itikaf për në namaz të bajramit nuk është problem dhe disa prej Selefit e kanë pëlqyer këtë.

Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Disa dijetarë kanë mendimin se nëse rrinë në itikaf dhjetë ditët e fundit të Ramazanit atëherë të mos kthehen te familjet e tyre përderisa mos ta falin bajramin me njerëzit. Imam Maliku thotë: Dhe më ka arritur kjo nga disa njerëz të mirë të cilët kanë shkuar dhe kjo është më e dashura te unë prej asaj që kam dëgjuar.

Imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Shafiu dhe dijetarët e tjerë të medhhebit thonë: Ai që donë ta pasojë Pejgamberin (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) në itikafin e dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit duhet të hynë në xhami para perëndimit të diellit të natës së njëzet e një që mos t'i kalojë asgjë prej tij. Dhe del pas perëndimit të diellit natën e bajramit qoftë nëse plotësohet muaji në tridhjetë ditë apo të jetë mënguar. Më mirë është të qëndron në xhami natën e bajramit derisa ta falë në të namazin e bajramit apo të del në musal-la (vend i posaçëm për faljen e bajramit) nëse e falin atë në musal-la."[8]

Nëse del prej Itikafit drejtpërdrejt në namaz të bajramit është e pëlqyer të pastrohet para se të dal dhe të zbukurohet, sepse kjo është prej syneteve të bajramit.

E Allahu e dinë më së miri.


[1] Buhariu me nr: 1930 dhe Muslimi me nr: 2175.

[2] Këtë e ka thënë Es Sindi në komentin e tij të Sunen En NEsaijj: 2/44 dhe shiko El Mugni: 4/489.

[3] Buhariu me nr: 1928 dhe Muslimi me nr: 1172 dhe transmetimi është prej tij.

[4] Ky është mendimi i Dijetarëv të Komisionit të Përhershëm për Fteva: 10/411 dhe i Shejh Ibn Bazit: 15/442.

[5] Sherhu Muslim : 6/89 dhe shiko: Fetava Es Sijam li bni Uthejmin: 501,503.

[6] Fetava Es Sijam: 502.

[7] Fetava El Lexhnetid Daime: 10/ 411.

[8] El Mexhmu: 6/475.