Agjërimi i Ashurasë për atë që ka kompensim nga Ramazani
Ky material është i përkthyer në
Kategoritë
Full Description
Pyetja: Kam për të kompensuar disa ditë prej Ramazanit dhe dëshiroj të agjëroj Ashuranë, a më lejohet mua ta agjëroj Ashuranë para kompensimit? Dhe a më takon mua ta agjëroj Ashuranë dhe ditën e njëmbëdhjetë me nijet të kompensimit dhe a e arrij agjërimin e Ashurasë?
Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut ..
E para: Nuk është mirë të agjërohet vullnetarisht përderisa ka për të kompensuar një ditë apo më shumë ditë prej Ramazanit por, fillon me kompensimin e agjërimit të obliguar prej Ramazanit e pastaj agjëron vullnetarisht.
E dyta: Nëse e agjëron ditën e dhjetë të Muharremit dhe të njëmbëdhjetën me nijet të kompensimit të ditëve që e ka prishë agjërimin në to, prej muajit të Ramazanit, i lejohet atij dhe i llogaritet kompensim i dy ditëve që i ka obligim, për shkak të fjalës së Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Vërtet veprat shpërblehen sipas qëllimit dhe secilit njeri i takon ajo që ka pasë për qëllim."[1]
“Shpresojmë që do të arrish shpërblimin e kompensimit dhe shpërblimin e agjërimit të asaj dite."[2]