Lënia e namazit me xhemat në kohë të provimeve
Kategoritë
Full Description
A arsyetohet lënia e namazit me xhemat për shkak të provimeve?
﴿ هل يعذر بترك الجماعة في أوقات الامتحانات؟ ﴾
] Shqip – Albanian – ألباني [
Muhamed Salih El Munexhid
Përktheu : Driton Lekaj
2010 - 1431
﴿ هل يعذر بترك الجماعة في أوقات الامتحانات؟ ﴾
« باللغة الألبانية »
محمد صالح المنجد
ترجمة: دريتون ليكاي
2010 - 1431
Pyetja: A i lejohet studentit që gjatë provimeve ta lerë namazin me xhemat? Dhe cilat janë këshillat dhe porositë e juaja për ata që veprojnë kësisoj?
Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut ...
Namazi me xhemat është obligim për meshkujt e aftë për ta kryer atë, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve të mbështetur në argumente të shumta.
Dhe nuk ka dallim nëse studenti është në periudhën e provimeve apo jashtë saj. Nëse e dëgjon ezanin i obligohet atij namazi me xhemat nga xhamia prej së cilës thirret.
Por, nëse thërret ikameti dhe ai është në klasën ku mbahet provimi dhe ende nuk e ka përfunduar, atëherë arsyetohet në lënien e namazit me xhemat. Ky rast është i njëjtë me rastet të cilat i kanë përmendur dijetarët e fikhut, me anë të cilave arsyetohet njeriu për lënien e namazit me xhemat, ngase rezulton nga dalja e tij prej provimit mos kalimi i tij apo mangësia në notë dhe kjo përbën për studentin një vështirësi të madhe.
Në “Keshaful Kin'a" (1/496) thotë: “Arsyetohet në lënien e namazit me xhemat ai që e mban me vështirësi 'el ahbethejni' – dy të këqijat: urinën dhe nevojën e madhe ... apo i frikësohet dëmit në pasurinë e tij, apo në ndonjë gjë që i nevojitet për të jetuar, apo e ka lëshuar ujin në të mbjellat apo kopshtin e tij për t'i ujitur dhe frikësohet se nëse e lë prishen, apo është kërkuar nga ai të ruajë diçka dhe frikësohet se nëse e lë dhe shkon humbet apo shpërdorohet, sikurse një person që është roje e kopshtit, e të ngjashme. Sepse vështirësia e cila pason nëse kjo nuk merret parasysh është më e rëndë se sa të lagurit e rrobave me ujin e shiut, e që është arsye për lënien e namazit me xhemat me pajtimin e dijetarëve."
Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) është pyetur: “Unë jam student në shkollë, jam në të njëzetat dhe studioj jashtë vendlindjes. Mësimi përfundon zakonisht gjysmë ore pas faljes së namazit të drekës, kështu që a më lejohet mua që ta vonoj namazin apo ta lë namazin me xhemat gjersa jam në shkollë?
Është përgjigjur: “Namazi me xhemat është obligim për njeriun përveç nëse dëmtohet në diçka që ka nevojë për të jetuar prej saj, e të ngjashme. Nëse dëmtohet nga lënia e klasës për shkak të namazit me xhemat, atëherë i lejohet të qëndrojë në klasë. E nëse nuk dëmtohet me daljen e tij, atëherë e ka për obligim ta falë namazin me xhemat. Pastaj, nëse ai dhe shokët e tij munden të falen me xhemat pas përfundimit të mësimit kjo është më lehtë, sepse shumë dijetarë thonë se: namazin me xhemati nuk është obligim të veprohet në xhami edhe pse mendimi më i drejtë është se xhemati duhet të falet në xhamitë e përgatitura për këtë, sikurse që ka qenë tradita e gjeneratave të para prej sahabëve dhe tabiinëve."[1]
Duhet që përgjegjësit e provimeve të kenë kujdes për kohën e namazeve kur të zgjedhin kohën e provimeve.
Është për të ardhur keq se ka prej tyre që nuk mërziten për këtë, kështu që ndodh që koha e përcaktuar për provimin ta përfshijë edhe kohën e namazit. E më e shëmtuar se kjo është caktimi i kohës së provimit në kohë të namazit të Xhumasë, e nga Allahu kërkojmë të na shpëtojë nga sprovat.
Ndërsa lënia e namazit për xhemat në kohën e përgatitjes për provime me arsyetimin se përgatitjes, nuk ka dyshim se është vepër e ndaluar dhe ndoshta përbën një nga shkaqet e mossuksesit, ngase njeriu privohet nga rizku – furnizimi me të mira për shkak të ndonjë mëkati që ka vepruar.
Dijetarët e Komisionit të Përhershëm për Fetva janë pyetur: Cilat janë arsyetimet e ligjshme sipas sheriatit për lënien e namazit me xhemat? Dhe një student që iu është afruar koha e provimit dhe i frikësohet kohës së ngushtë, si dhe me qëllim që të mos shpërqendrohet mendja e tij dhe t'i pështillen temat mësimore, ai i lejohet që mos t'i përmbahet namazit me xhemat?
Janë përgjigjur: “Prej arsyeve të cilat ia lejojnë njeriut mos vajtjen në namaz me xhemat, në xhami janë: Sëmundja e rëndë gjatë së cilës është vështirë të shkohet gjer në xhami, frika se nëse falet në xhami do ta mbys dikush që i ka dalë në pritë në rrugën e tij për në xhami apo në xhami, apo do të prangoset dhe burgoset padrejtësisht dhe në shenjë armiqësie. Kujdesi mjekësor që ia ofron një të sëmuri që nëse e lë me qëllim që ta falë namazin me xhemat vdes apo ndjen vështirësi, e të ngjashme me këtë.
E nuk llogaritet arsye ngushtimi i kohës së studentit me faljen e namazit me xhemat dhe frika e tij nga shpërqendrimi i mendjes, pamundësia e përsëritjes dhe lidhjes mes temave mësimore njëra me tjetrën. Koha është e gjatë dhe periudha mësimore zgjat me muaj e krahasuar me këtë koha e faljes së pesë kohëve të namazit në xhami është e shkurtë. Ngushtimi i kohës ka ardhur si pasojë e mospërfilljes së tij në kryerjen e obligimit në kohën e tij dhe vonimin e tij gjer në kohën e provimeve e jo për shkak të kryerjes së obligimit të faljes së namazit me xhemat. Gjithashtu kryerja e namazit me xhemat është ndër gradat më të mëdha dhe të larta të devotshmërisë ndaj Allahut të lartësuar, i Cili thotë: “ .. e kush u përmbahet dispozitave të Allahut, atij Ai i hap rrugë. Dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, Allahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin)." (Et Talak: 2-3)[2]
E Allahu e dinë më së miri.