×
Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e mëshiroftë – e teksti i saj është: “Nëse agjëruesi merr pushim duke iu thënë në punë se është duke shkuar në umre, e kjo nuk është e vërtetë dhe e pason këtë duke iu treguar atyre një vizë të udhëtimit (të ndryshme), me këtë rast cila është dispozita për namazin dhe agjërimin e tij?”

    Pyetja: Nëse agjëruesi merr pushim duke iu thënë në punë se është duke shkuar në umre, e kjo nuk është e vërtetë dhe e pason këtë duke iu treguar atyre një vizë të udhëtimit (të ndryshme), me këtë rast cila është dispozita për namazin dhe agjërimin e tij?

    Përgjigja:

    Falënderimi i takon Allahut ...

    Nëse e merr pushimin në bazë të fjalëve të tij se dëshiron të shkoj në umre dhe realisht ai nuk dëshiron të shkoj, atëherë kjo llogaritet gënjeshtër. E si rezultat i kësaj ai arrin të marrë pushimin, i cili nuk i takon atij, rroga të cilën e merr për këtë periudhë është përfitim i ndaluar nuk i lejohet atij.

    Ai që e vepron këtë e ka për obligim të pendohet tek Allahu dhe të kthehet në punën e tij.

    Ndërsa për sa i përket ndikimit të kësaj në namaz dhe agjërim, ato të dyja janë të sakta, por kjo tregon se robi nuk i ka kryer ato si ka urdhëruar Allahu i lartësuar. Përndryshe sikur ta kryente namazin sikur që ka urdhëruar Allahu, ai do ta ndalonte atë nga të këqijat, sikur që thotë Allahu i lartësuar: “Fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat." (El Ankebut: 45)

    E nuk ka dyshim se mëkatet sikurse, gënjeshtra, mashtrimi, fyerja dhe ofendimi e të tjera e pakësojnë shpërblimin e agjëruesit dhe argument për këtë është fjala e Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Ai që nuk e lë gënjeshtrën dhe të vepruarit me të si dhe shprehjen e injorancës, Allahu nuk ka nevojë që ai të përmbahet nga ngrënia dhe pirja." (Buhariu me nr: 6057)

    Taberaniu në librin e tij “El Muxhem Es Sagir" e transmeton këtë hadith me shprehjet: “Ai që nuk i lë fjalët e shëmtuara dhe gënjeshtrën, Allahu nuk ka nevojë që ai të përmbahet nga ngrënia dhe pirja." Shejh Albani e konsideron hasen në librin e tij “Sahih Et Tergib vet Terhib".

    Fjala “kavluz zur" është komentuar edhe si gënjeshtër. E kjo është argument se sa e shëmtuar është gënjeshtra për agjëruesin dhe se ai me këtë e rrezikon agjërimin e tij të refuzohet dhe të mos pranohet.

    Në librin “Avnul Mabud" thuhet:

    (Nuk e lë): d.m.th. nuk i largohet. (Dëshmia e rrejshme): është për qëllim gënjeshtra. (Allahu nuk ka nevojë): Ibn Betal ka thënë: Nuk është për qëllim se urdhërohet ta lerë agjërimin e tij por, është për qëllim tërheqja e vërejtjes nga dëshmia e rrejshme dhe ajo që është përmendur me të ... dhe Ibn El Munir thotë: bile, kjo është metaforë që aludon në mospranim. Ibn El Arabij ka thënë: Kuptohet nga ky hadith se ai nuk shpërblehet prej agjërimit të tij ... dhe është argumentuar me këtë hadith se këto vepra e pakësojnë shpërblimin e agjërimit."