Urtesia prej Akikas
Ky material është i përkthyer në
Kategoritë
Full Description
Urtësia prej Akikas
﴿ الحكمة من العقيقة﴾
] Shqip – Albanian – ألباني [
Muhamed Salih El Munexhid
Përktheu : Driton Lekaj
2010 - 1431
﴿ الحكمة من العقيقة ﴾
« باللغة الألبانية »
محمد صالح المنجد
ترجمة: دريتون ليكاي
2010 - 1431
Pyetja: Kam dëgjuar shumë herë se kur të lindë një fëmijë mysliman therren me këtë rast dy kurbana ndërsa therret vetëm një nëse i porsalinduri është femër. Kjo a është synet apo vaxhib(obligim)? E nëse është vaxhib, atëherë cili është qëllimi prej kësaj? Dhe si e ka sqaruar këtë i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)?
Realisht këtë gjë e kam dëgjuar nga disa motra por, nuk e kam vërtetuar ..
Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut ..
Së pari: Ky kurban i cili therret për shkak të lindjes së foshnjes quhet 'Akika'. Dijetarët kanë mospajtim rreth normës së tij, disa nga ata ndajnë mendimin se ajo është vaxhib ndërsa të tjerë thonë se ajo është synet i fortë.(shumë i preferuar të zbatohet)
Dijetarët e Komisionit të Përhershëm për Fetva kanë thënë: “Akika është synet i fortë. Për foshnjen mashkull duhet të therren dy dele dhe secila nga ato llogaritet si kurban ndërsa për foshnjen femër duhet therrur një dele të vetme. Akika therret ditën e shtatë e nëse e vonon pas ditës së shtatë lejohet ta therrë atë në çdo kohë dhe nuk konsiderohet mëkatar nëse e vonon atë por, më mirë është ta kryen këtë sa ma parë.
Prej Allahut vjen i tërë suksesi dhe paqja e mëshira qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij."
Ekziston një mendim i dobët se akika është vepër e urrejtur.
Ibn Kajjimi thotë: “Imam Ahmedi sipas transmetimit të Hanbelit thotë: “Disa nga ata që e kanë llogaritur mekruh kanë thënë se ajo ka qenë prej traditës së injorancës, e Imam Ahmedi tha: Kjo për shkak dijes së tyre të pakët dhe mosnjohjes së transemtimeve. I Dërguari i Allahut ka prerë Akika për Hasanin dhe Husejnin dhe këtë e kanë vepruar edhe shokët e tij, ndërsa këta e llogarisin nga veprat e periudhës së injorancës paraislame. Akika është synet i të Dërguarit të Allahut dhe ai ka thënë: “Fëmiju është peng i akikas së tij". Ky hadith është transmetuar me zinxhir transmetimi të mirë. Ai transmetohet prej Ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur me të) nga Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Ndërsa në transmetimin e Ethremit prej Imam Ahmedit thuhet: Për çështjen e Akikas janë transmetuar hadithe nga Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) si dhe nga shokët e tij dhe tabiinët. E këta thanë: Ajo është vepër e periudhës së injorancës paraislame!! E buzëqeshi i habitur." [1]
Së dyti: Ndërsa qëllimi prej therrjes së akikas bëhet i qartë nga kuptimi i fjalës së të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Çdo fëmijë është peng i akikas së tij".
Dijetarët kanë mospajtim rreth kuptimit të këtij hadithi:
- Disa thonë se: Nëse nuk prehet akika për të dhe vdes si fëmijë i ndalohet ndërmjetësimi për prindërit e tij.
- Disa kanë thënë se: Akika është shkak për ta shpëtuar fëmiun nga djalli dhe për ta mbrojtur atë prej tij.
- Apo ndoshta fëmija e humb ndonjë të mirë për shkak të mangësisë së prindërve në këtë edhe pse ai nuk e ka vepruar këtë. Sikurse që gjatë marrëdhënieve intime nëse prindërit e tij e thonë bismil-lahin, djalli nuk e dëmton fëmijën e tyre, e nëse e lë bismil-lahin fëmija nuk e arrin këtë ruajtje. [2]
Së treti: Ndërsa se si e ka sqaruar këtë i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), kjo bëhet e qartë në hadithet vijuese:
1. Selman b. Amir Ed Dabij transmeton se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
“Së bashku me foshnjen duhet therrë një akika andaj derdhni për të gjak dhe ia largoni atij mbeturinat (janë për qëllim t'i qethen flokët me të cilat ka lindur)." [3]
2. Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
“I ka urdhëruar të presin për djalin dy dele të barabarta dhe për vajzën të therrin një dele." [4]
3. Umu Kerz transemton se e ka pyetur të Dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) për akikan, e ai ka thënë:
“Për djalin duhet therrë dy dele ndërsa për vajzën një dele dhe nuk çonë peshë nëse janë meshkuj apo femra."[5]
4. Semure b. xhundub transmeton se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Çdo fëmijë është peng i akikas së tij. Ajo i therret atij ditën e shtatë, i qethen flokët dhe emërtohet." [6]
E Allahu e dinë më së miri.
[1] Tuhfetul Mevdud: 45-46
[2] Shiko Zad El Mead: 2/325 dhe Esh Sherh El Mumti: 7/535.
[3] Buhariu me nr: 5154.
[4] Transmeton Tirmidhiu me nr: 1513 dhe thotë: Hasen Sahih dhe Ibn Maxhe me nr: 3163 dhe Albani e ka përmendur në 'Sahih Tirmidhi' me nr: 1221.
[5] Transmeton Tirmidhiu me nr: 1516 dhe ka thënë: Hasen Sahih, Nesaiu me nr: 4217, Ebu Davudi me nr: 2835 dhe Ibn Maxhe me nr: 3162, pa këtë shtesën e fundit. Shiko: Sahih Ebi Davud me nr: 2460.
[6] Transmeton Tirmidhiu me nr: 1522 dhe ka thënë: Hasen Sahih, Ibn Maxhe me nr: 3165 dhe Albani në Sahih Ibn Maxhe me nr:2563.