×
Pyetje të cilës iu është përgjigjur Hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e ruajt – e teksti i saj është: “Unë jam myslimane e re dhe e kam një pyetje rreth itikafit të femrës. A lejohet që gruaja të bëjë itikaf në xhami tre ditë, shtatë apo ajo duhet të bëj itikaf të dhjetë ditët?”

    Pyetja: Unë jam myslimane e re dhe e kam një pyetje rreth itikafit të femrës. A lejohet që gruaja të bëjë itikaf në xhami tre ditë, shtatë apo ajo duhet të bëj itikaf të dhjetë ditët?

    Përgjigja: E falënderoj Allahun, i Cili të ka udhëzuar në Islam dhe e lusim Allahun e lartësuar që ta shton besimin dhe udhëzimin.

    Më mirë është itikafi të kryhet në dhjetë ditët e fundit, sepse kjo është vepra e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të). Nga Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmetohet se:

    “Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka kryer itikafin në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit gjersa vdiq, e pas tij bënë itikaf gratë e tij."[1]

    E nëse myslimani nuk ka mundësi që të bëjë itikaf të dhjetë ditët e fundit, atëherë ai bën itikaf atë që iu lehtësohet atij, dy ditë apo tri apo më shumë ose më pak qoftë edhe një ditë.

    Shejh Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Itikafi është qëndrimi në xhami për ta adhuruar Allahun qoftë kohëzgjatja e pakët apo e shumtë. Për këtë – për sa di unë - nuk është transmetuar diçka që e përkufizon qoftë me një ditë apo me dy e as me më shumë se kaq."[2]

    E Allahu e din më së miri.

    [1] Buhariu me nr: 1922 dhe Muslimi me nr: 1172.

    [2] Mexhmuul Fetava li Ibn Baz: 15/441.