Pse e kane lene myslimanet itikafin
Ky material është i përkthyer në
Kategoritë
Full Description
Pse e kanë lënë myslimanët Itikafin?
] Shqip – Albanian – ألباني [
Muhamed Salih El Munexhid
Përktheu : Driton Lekaj
2009 - 1430
﴿ لما ذا ترك المسلمون الاعتكاف ﴾
« باللغة الألبانية »
محمد صالح المنجد
ترجمة: دريتون ليكاي
2009 - 1430
Pyetja: Pse e kanë lënë myslimanët Itikafin edhe pse ai është traditë e Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të)? Dhe cili është qëllimi prej Itikafit?
Përgjigja:
E para: Itikafi është prej syneteve të forta të cilën e ka vepruar vazhdimisht i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të). Ky synet është tretur nga jeta e myslimanëve përveç atyre që i ka mëshiruar Allahu. Dhe rasti i tij është rasti i njëjtë me shumë synete të tjera të cilat vetëm sa nuk janë shuar apo janë shuar tërësisht.
E kjo për disa arsye:
1- Dobësia e besimit te shumë njerëz.
2- Interesimi i tepruar pas kënaqësive të kësaj bote dhe epsheve
të saj e që ka shpjer në pamundësinë e largimit nga to qoftë edhe për një kohë të shkurtër.
3- Nënvlerësimi e xhenetit në shpirtrat e shumë njerëzve dhe
animi i tyre drejt pushimit dhe lojës. Njerëzit nuk donë të bartin vështirësinë e Itikafit edhe nëse kjo shpien në kënaqësinë e Allahut të lartësuar. Ai që e din vlerën e xhenetit dhe begatisë së tij sakrifikon për ta arritur atë shpirtin e tij apo gjërat e vlefshme që i posedon. Pejgamberi paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë:
“Veni re! Malli i Allahut është i shtrenjtë. Veni re! Malli i Allahut është Xheneti."[1]
4- Kufizimi i dashurisë ndaj Pejgamberit paqja dhe shpëtimi i
Allahut qoftë mbi të) te shumë njerëz me fjalë e jo edhe me vepra. E që dashuria me vepër shfaqet në zbatimin e traditës pejgamberike me format e saj të llojllojshme e prej tyre edhe Itikafi. Allahu i lartësuar thotë:
“Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun." (El Ahzab: 21)
Ibn Kethiri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: "Ky ajet fisnik është parim themelor në pasimin e Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) në fjalët, veprat dhe gjendjet e tij."[2]
Disa prej Selefit (paraardhësve të devotshëm) janë habitur me lënien e njerëzve të Itikafit edhe pse Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) vazhdimisht e ka kryer atë.
Ibn Shihab Ez Zuhri thotë: “Është për tu habitur me myslimanët! E kanë lënë Itikafin, ndërsa Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) nuk e ka lënë atë prej kur ka hyrë në Medine e gjersa ka vdekur."[3]
E dyta: Qëllimi kryesor prej Itikafit të Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) ishte kërkimi i natës së Kadrit?
Ebu Seid El Hudrijj (Allahu qoftë i kënaqur me të)ka thënë: “Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) ka bërë itikaf dhjetë ditët e para të ramazanit, pastaj ka bërë itikaf dhjetë ditët e mesme në një kube turke (shator i vogël) e cila kishte në vend të derës një hasër. Dhe tha: E kapi hasrën me dorën e tij dhe e largoi në një anë të shatorit dhe e nxjerri kokën jashtë e u foli njerëzve e ata u afruan afër tij dhe ai tha: “Unë e kam bërë itikafin dhjetë ditët e para duke kërkuar këtë natë, pastaj dhjetë ditët e mesme, pastaj më është thënë: Ajo është në dhjetë netët e fundit e ai që donë prej juve të bëj itikaf le ta bëjë atë." Dhe njerëzit hynë në itikaf me të.[4]
Në këtë hadith ka disa dobi:
1- Synimi kryesor prej itikafit të tij (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë
mbi të) është kërkimi i natës së Kadrit dhe përgatitja për ta falur dhe gjallëruar atë me adhurim. E kjo për shkak të vlerës së kësaj nate. Allahu i lartësuar thotë:
“Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!" (El Kadr: 3)
2- Angazhimi i tij (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) dhe kujdesi për të para se ta dinë kohën e saj. Ka filluar me dhjetë ditët e para e më pas ato të mesmet për të vazhduar tërë muajin në itikaf kur mori vesh se ajo është në dhjetë ditët e fundit. E kjo është kulmi i angazhimit në kërkimin e natës së Kadrit.
3- Pasimi i Sahabëve ndaj Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) të cilët e filluan Itikafin me të dhe vazhduan gjer në fund të muajit. Dhe kjo dëshmon për pasimin e tyre të fortë ndaj Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të).
4- Malli i tij (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) për shokët e tij dhe mëshira e tij ndaj tyre. Për shkak se e dinte vështirësinë e Itikafit i bëri të zgjedhë mes vazhdimit me të apo daljes nga itikafi, prandaj tha: “Ai që dëshiron të mbetet në itikaf le të vazhdon në të."
Itikafi ka edhe qëllime tjera:
1- Izolimi nga njerëzit sipas mundësive e që të arrihet vetmia
me Allahun e lartësuar.
2- Përmirësimi i zemrës duke ia përkushtuar të tërën Allahut të
lartësuar.
3- Izolimi i plotë për adhurim të pastër qoftë ai namaz, lutje,
përmendje e Allahut apo lexim i Kuranit.
4- Ruajtja e agjërimit nga çdo gjë që ndikon negativisht në të
sikurse të këqijat e shpirtit apo epshet.
5- Pakësimi i gjërave të lejuara të kësaj bote dhe asketizmi në to
edhe pas ekzistimit të mundësisë për shfrytëzimin e tyre.[5]
E Allahu e dinë më së miri.
[1] Transmeton Tirmidhiu me nr: 2450 dhe Shejh Albani e konsideron të saktë në Sahih Tergib ve Terhib: 3/173.
[2] Tefsirul Kuranil Adhim: 6/391.
[3] E transmeton Ibn El Mundhir sikurse që përmendet në Feth El Bari: 4/285.
[4] E transmeton Muslim me nr: 1167.
[5] Shiko: El Itikaf nadhretun terbevijje i Dr. Abdul Latif Baltu.