×
Përmes kësaj fetvaje do të njiheni me shpërblimin e përgatitur për atë që i jep iftar agjëruesit dhe si praktikuan këtë gjeneratat e para të myslimanëve.

    Cili është shpërblimi i përgatitur për dhënien Iftar

    ﴿ الثواب المترتب على تفطير الصائم ﴾

    ] Shqip – Albanian – ألباني [

    Muhamed Salih El Munexhid

    Përktheu : Driton Lekaj

    2009 - 1430

    ﴿ الثواب المترتب على تفطير الصائم ﴾

    « باللغة الألبانية »

    محمد صالح المنجد

    ترجمة: دريتون ليكاي

    2009 - 1430

    Pyetja: Cili është shpërblimi i përgatitur për dhënien iftar agjëruesit?

    Përgjigja: Zejd b. Halid El Xhuhenijj transmeton se Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

    “Ai që i jep iftar agjëruesit do ta ketë shpërblimin e tij duke mos i munguar agjëruesit nga shpërblimi i tij asgjë."[1]

    Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Qëllimi me 'dhënien iftar' është të ngopurit e tij.[2]

    Selefi (gjeneratat e para) kujdeseshin për dhënien e ushqimit dhe e shihnin këtë si një ndër adhurimet më të vlefshme.

    Prej Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmetohet të ketë thënë: “Që t'i thërras dhjetë shokë të mi dhe t'i ushqej me një ushqim që ju pëlqen është më e vlefshme te unë se sa ta blej një rob më pas ta liroj atë."[3]

    Ebu Suvar El Adevijj ka thënë: “Disa njerëz prej fisit Beni Adijj faleshin në këtë xhami dhe kurrë asnjëri prej tyre nuk bënte iftar i vetëm. Nëse e gjenin dikë që hante me ta hanin në shtëpi përndryshe e nxirrnin ushqimin e tyre në xhami dhe hanin së bashku me njerëzit."[4]

    Prej adhurimit të 'dhënies ushqim' rrjedhin shumë adhurime të tjera si: Afërsia dhe dashuria ndaj atyre që i ushqen dhe kjo bëhet shkak për të hyrë në Xhenet. Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë:

    “Nuk do të hyni në xhenet derisa të mos besoni e nuk do të besoni derisa të mos e doni njëri tjetrin."[5]

    Sikur që buron prej kësaj ndeja me njerëzit e mirë dhe llogaritja e shpërblimit për ndihmën e tyre në kryerjen e adhurimeve për të cilat janë forcuar me ushqimin tënd.

    Pyetja: Dua të më tregoni sa a hyn në hadithin: “Ai që i jep Iftar agjëruesit .." edhe dhënia iftar një të afërmi i cili nuk është i varfër?

    Përgjigja: Këtë hadith e ka transmetuar Zejd b. Halid El Xhihenijj i cili thotë se Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

    “Ai që i jep iftar agjëruesit do ta ketë shpërblimin e tij duke mos i munguar agjëruesit nga shpërblimi i tij asgjë."[6]

    Hadithi është i përgjithshëm dhe e përfshin çdo agjërues qoftë i pasur apo i varfër si dhe e përfshin të afërmin dhe të tjerët.[7]

    Ndoshta dhënia iftar atij të afërmit ka shpërblim më të madh sepse ai me këtë e arrin shpërblimin për dhënien iftar agjëruesit dhe shpërblimin për respektimin e të afërmve.

    Dhe kjo përderisa agjëruesi që nuk është i afërm nuk është i varfër apo gjen me çka të bëjë iftar në të kundërtën dhënia iftar të varfërit ka shpërblim më të madh për shkak të përmbushjes së nevojës së tij.

    Kjo është e njëjtë sikurse që lëmosha (sadaka) për të varfërin e afërm është më e mirë se sa lëmosha ndaj të varfërit që nuk është i afërm.

    Selman b. Nasir Ed Dabij (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thoshte:

    “Sadaka ndaj një të varfëri është një sadakë ndërsa sadaka ndaj të afërmit është dy: Sadakë dhe respekt i lidhjeve farefisnore."[8]

    Ibn Haxheri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Nuk është patjetër që dhurata ndaj të afërmit të jetë më e mirë përherë për shkak se ka mundësi që i varfëri të jetë i nevojshëm për atë gjë e dobia prej sadakës me këtë rast është më e madhe përkundër të parit."[9]

    Si përfundim: Dhënia iftar të afërmit hyn në fjlaën e Pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të): “Ai që i jep iftar agjëruesit do ta ketë shpërblimin e tij .." Si dhe ndoshta dhënia atij iftar është më e vlefshme se sa dhënia iftar atij që nuk është i afërm. E ndodh edhe e kundërta dhe kjo sipas nevojës së secilit prej tyre dhe nga dobitë që rrjedhin nga dhënia iftar.

    [1] Tirmidhiu me nr: 807 dhe Ibn Maxheh me nr: 1746. Hadithin e konsideron të saktë Ibn Hibbani: 8/216 dhe Albani në “Sahih El Xhami" me nr: 6415.

    [2] El Ihtijarat: 194

    [3] Ez Zuhd li Henad: 1/345

    [4] Elberxhelani në “El KErem ve El Xhud": 53

    [5] Muslimi me nr: 54

    [6] Tirmidhiu me nr: 807 dhe e konsideron të saktë Albani në “Sahih El Tergib ve Et Terhib" me nr: 1078.

    [7] Fejdul Kadir lil Munavi: 6/243

    [8] Tirmidhiu me nr. 658 dhe Ibn Maxheh me nr: 1844 e Albani e konsideron të saktë në librin e tij “Sahih Et Tergib ve Et Terhib":1/217

    [9] Fethul Bari: 5/219